Pas njoftimit zyrtar si blerja më e re e Chelsea, anësori ukrainas i sulmit të “bluve”, Mykhailo Mudryk ka dhënë dhe deklaratën e parë për klubin, ku foli për faqen zyrtare të Chelsea.
Mudryk u shpreh tepër i lumtur, që ka nënshkruar me një klub të nivelit të “londinezëve” dhe në veçanti u shpreh se është në pritje të takimit me shokët e skuadrës dhe teknikun Graham Potter.
“Jam i kënaqur që kam nënshkruar për Chelsea. Ata janë një klub i madh, në një ligë fantastike dhe me një projekt shumë tërheqës për mua në këtë pikë të karrierës sime. Unë jam i emocionuar për të takuar shokët e rinj të skuadrës dhe mezi pres të punoj dhe të mësoj nga Potter dhe stafi i tij.”,- u shpreh Mudryk, në deklaratën e tij. /i.m /abcnews.al