Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier. Mësohet se një automjet i tipit “Golf” ka rënë nga ura e Mbrostarit dhe ka përfunduar në lumin Seman. Ende nuk dihet se sa persona ndodhen brenda mjetit, i cili nuk është nxjerrë akoma nga uji.
Gjatë përplasjes me barrierat e urës, makinës i ka rënë targa. Nga verifikimi paraprak, mësohet se makina është marrë me qira. Policia po bën verifikimet e mëtejshme pranë shoqërisë që ka dhënë makinën me qira. Dyshimet e para janë se drejtuesi i mjetit ka qenë me shpejtësi dhe nën efektin e alkoolit.
Ndërkohë, po punohet për nxjerrjen e automjetit nga lumi.
/abcnews.al