Presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar se mbështetja e fortë e Britanisë për Ukrainën tani është e pakrahasueshme dhe ata janë të gatshëm të përballen me sfida.
“Në një bisedë me kryeministrin Rishi Sunak, e falënderova për vendimet që jo vetëm do të na forcojnë në fushën e betejës, por edhe do të dërgojnë sinjalin e duhur për partnerët e tjerë”, shkroi Zelensky në Twitter.
Rikujtojmë se ditën e sotme, kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak konfirmoi se do të dërgojë në Ukrainë tanke “Challenger 2”.
Ky vendim e bën Britaninë vendin e parë që i përgjigjet lutjeve të liderëve të Ukrainës për të pajisur ushtrinë e tyre me tanke të “dorës së parë.” Po ashtu, ky vendim i Britanisë mund të ndihmojë në inkurajimin e aleatëve të tjerë të NATO-s, veçanërisht Gjermanisë, që të ndjekin të njëjtin shembull.
Pritet që Britania e Madhe të ofrojë rreth 10 tanke Challenger 2, të cilat do të mjaftonin për të pajisur një skuadrilje.
/abcnews.al