Një tifoz besnik i Man United dhe një nga njerëzit më të pasur në Angli synon të blejë klubin

schedule20:46 - 13 Janar, 2023

schedule 20:46 - 13 Janar, 2023

Rezulton se Jim Ratcliffe nuk ka hequr dorë nga ideja për të blerë Manchester United.

Pronarët aktualë Glazers, të padashur nga tifozët e Man United, po tentojnë shitjen e plotë. Klubi ka qenë i lidhur me disa blerës potencialë, por emri që është lidhur me klubin vazhdimisht është Ratcliffe, një tifoz besnik i United dhe një nga njerëzit më të pasur të Britanisë.

Telegrafi pretendon se Ratcliffe po e monitoron nga afër situatën, ndonëse ende nuk ka hyrë në negociata. Ai është gati të ofrojë në çdo kohë, por shuma e ofruar do të varet nëse United do të kualifikohet në Champions League, e cila sigurisht nuk do të dihet deri në maj.

Më herët kishte informacione se drejtuesit e klubit kishin vendosur një afat për negociata dhe ky është mesi i shkurtit. Ekziston mundësia që duke pritur, Ratcliffe mund të jetë vonë.

Ineos, e cila është në pronësi të miliarderit, nuk pranoi të komentojë mbi këtë informacion, por të brendshëm i thanë publikimit se Ratcliffe është serioz në lidhje me ofertën për klubin. /G.D abcnews.al/