Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, vihet në pranga 41-vjeçari në Korçë

schedule15:39 - 13 Janar, 2023

schedule 15:39 - 13 Janar, 2023

Një 41-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Korçë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rehovë, Kolonjë, ndërsa i arrestuari është shtetasi me iniciale, E.Q.

Ndaj viktimës është lëshuar urdhër mbrojtje e menjëhershme.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Q., 41 vjeç, banues në fshatin Rehovë, Kolonjë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, për të cilën u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.r.t/abcnews.al