Numri i emigrantëve të paligjshëm që kanë hyrë në Bashkimin Europian në vitin 2022 është rritur me 64%, sipas një njoftimi nga agjencia europiane e kufirit, Frontex.
Agjencia europiane regjistroi 330,000 kalime të parregullta në vitin 2022, 45% e të cilave përmes korridorit ballkanik.
Pas nivelit të ulët si pasojë e pandemisë në vitin 2020, ky ishte viti i dytë radhazi me një rritje të madhe të numrit të emigrantëve. Rruga e Ballkanit Perëndimor përbënte gati gjysmën e totalit. Sirianët, afganët dhe tunizianët së bashku përbënin 47% të emigrantëve në vitin 2022. Numri i sirianëve afërsisht u dyfishua në 94 000.
Gratë përbënin më pak se një në dhjetë, ndërsa përqindja e të miturve të raportuar ra në rreth 9 përqind. Pothuajse, 13 milionë refugjatë ukrainas hynë përmes kufijve tokësorë të jashtëm të BE-së nga Ukraina dhe Moldavia midis 24 shkurtit 2022 deri në fund të vitit.
/abcnews.al