Një arratisje spektakolare nga burgu ka ndodhur në “Idrizovë” në Maqedoninë e Veriut, gjatë mbrëmjes së djeshme.
Ngjarja ka ndodhur gjatë shoqërimit të një të burgosuri të sigurisë së lartë nga burgu në spital.
Policia e burgut u përball me disa persona të armatosur, ku pati të shtëna dhe u plagos një polic, ndërsa i burgosuri u nxorr dhe iku me personat e armatosur, bën të ditur Alsat.
Së fundmi disa detaje ka dhënë edhe Ministria e Punëve të Brendshme:
“Punonjësit e policisë së burgjeve të cilët ndodheshin në një furgon “Ford Transit” të policisë së burgjeve kanë kërkuar ndihmë nga policët e SPB Shkup, pasi, sipas raportimit të tyre, gjatë shoqërimit të të dënuarit B.M nga INP “Idrizovë” në Qendrën Urgjente “Nënë Tereza”, në autostradë, i dënuari ia ka marrë armën shoferit I.H. (punonjës i policisë së burgjeve), ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur I.H.
Më pas i dënuari është arratisur me një Audi”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Punonjësi i plagosur është dërguar në Qendrën Emergjente për të marrë ndihmën mjekësore.
Ndërkohë po merren masa për zbardhjen e ngjarjes./abcnews.al