Një grua nga Oregon gjeti valixhen e saj, katër vite pasi e kishte humbur gjatë një fluturimi të United Airlines. April Gavin postoi një seri videosh në TikTok duke shpjeguar se si bagazhi i saj humbi nga linja ajrore kur ajo u kthye në shtëpi nga një udhëtim pune në Çikago në gusht 2018.
Gavin u shpreh se pas disa muajsh kërkimi, linja ajrore e informoi atë se zhdukja e çantës ishte një mister. Ajo u kompensua për disa nga sendet e saj të humbura, por jo të gjitha.
Më tej, Gavin tregoi se ishte e tronditur kur mori një telefonatë këtë javë duke e informuar se valixhe e saj ishte shfaqur në një aeroport në Hjuston. Ajo tha se ishte e befasuar kur i thanë se kishte mbërritur me një fluturim nga Hondurasi.
Valixhja ishte pak e dëmtuar dhe e konsumuar, por brendësia e saj ishte e paprekur./abcnews.al
@aprildgavin Thanks for excitment United Airlines! #LostLuggageReturned ♬ original sound – AprilDGavin