VIDEO/ “Pse po sillesh si memec?” Putin tërbohet dhe poshtëron publikisht ministrin e tij, kjo është arsyeja

schedule08:18 - 12 Janar, 2023

schedule 08:18 - 12 Janar, 2023

Vladimir Putin nuk e mbajti më veten, teksa ministri i tij foli për furnizimin me avionë ushtarakë dhe civilë.

Presidenti rus nuk e mbajti më veten ndërsa nisi ta poshtërojë publikisht gjatë bisedave online.

Putin arriti deri në atë pikë sa  i tha ministrit të tij, “pse po sillesh si memec”. Ministri i Tregtisë Denis Madurov, është po ashtu edhe zëvendëskryeministër.

Sipas Daily Mail, Putin i tërbuar i ka dhënë ministrit të tij “ultimatum” një muaj për të sqaruar situatën që ka çuar në mungesë të avionëve ushtarakë dhe avionëve për linjat ajrore civile të goditura nga sanksionet perëndimore për luftën në Ukrainë.

“Gjithçka duhet bërë brenda një muaji. Unë ju kërkoj ta bëni atë brenda një muaji. Nuk e kuptoni situatën në të cilën jetojmë?” raportohet të ketë thënë presidenti i Rusisë me Madurov duke ulur kokën pa thënë asnjë fjalë.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!