Kush janë shenjat e Horoskopit që mund të përfundojnë gjithë kohës pa partner

schedule12:09 - 11 Janar, 2023

schedule 12:09 - 11 Janar, 2023

Nga dashuria për vetminë e tyre deri te sfidimi i pritshmërive të shoqërisë, ka shumë arsye pse disa njerëz zgjedhin lirinë e tyre. Për disa shenja, të mos jesh në një martesë apo lidhje serioze është një opsion. Një vështrim në tabelën e tyre astrologjike mund të zbulojë më shumë për këtë.

Virgjëresha

Askush nuk mund të përmbushë standardet e larta të Virgjëreshës. Kjo shenjë praktike bën gjithçka për të mbrojtur energjinë dhe qetësinë e saj, edhe nëse kjo nënkupton largimin nga një marrëdhënie. “Virgjëreshat mbeten beqare sepse kanë frikë të humbasin identitetin e tyre. Ata më mirë do të ishin vetëm sesa me personin e gabuar”, thotë astrologia Desiree Roby Antila.

Shigjetari

Të palidhurit përjetësisht të zodiakut. Shigjetarët duan të evoluojnë vazhdimisht dhe të provojnë gjëra të reja, gjë që nuk është gjithmonë e përshtatshme kur janë në një lidhje. Përveç kësaj, ideja e një lidhjeje serioze përjashton çdo aventurë argëtuese dhe të papritur që mund të lindë. “Shigjetari është shpirti i lirë i zodiakut, duke parë përgjithmonë drejt horizontit të hapur. Qëndrimi në një lidhje për një kohë të gjatë bie ndesh me filozofinë e tyre të jetës”, vëren ekspertja.

Ujori

Pavarësia e Ujorit është jashtëzakonisht e rëndësishme për ta. Ata janë të kënaqur duke i bërë gjërat vetë dhe preferojnë që në jetën e tyre të mos varen nga pritshmëritë e një marrëdhënieje. Të njohur si novatorë dhe mendjehapur, ata priren të sfidojnë normat shoqërore. “Ujorët kënaqen me atë që e shohin të arsyeshme pa pasur nevojë për një lidhje për vërtetim. Me Uranin si sundimtarin e tyre, lëvizjet e tyre janë të vështira për t’u parashikuar dhe akoma më e vështirë për t’u hapur ndaj të tjerëve.”/abcnews.al