Inteligjenca britanike: Avionët rusë në Bjellorusi po kryejnë stërvitje, nuk po përgatiten për ofensivë të re

schedule11:59 - 11 Janar, 2023

schedule 11:59 - 11 Janar, 2023

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë ka analizuar njoftimin për ushtrime të përbashkëta ajrore midis Rusisë dhe Bjellorusisë që do të mbahen në pjesën e dytë të janarit dhe ka minimizuar rëndësinë e prezencës së avionëve të ushtrisë ruse pranë Minskut.

Duke adresuar frikën e vazhdueshme lidhur me përhapjen e luftës në Ukrainë, inteligjenca britanike tha se dislokimi i ri i avionëve rusë në Bjellorusi, që gjendet në kufi me Ukrainën, “ka të ngjarë që të jetë vërtetë për ushtrime, sesa përgatitje për ndonjë ofensivë të re kundër Ukrainës”.

Britania foli edhe për vendosjen e helikopterëve rusë në bazën ajrore Machulishchy, afër Minskut, duke theksuar “se disa prej tyre kanë edhe simbolin ‘Z’”, që është përdorur nga forcat ruse, që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Rusia ka përdorur territorin e Bjellorusisë për të nisur pushtimin e Ukrainës edhe pse lideri autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenko, ka tentuar që të minimizojë rolin e shtetit të tij në konflikt.

/abcnews.al