Me barazimin e hidhur të së shtunës mbrëma në Monza, Interi po përgatitet për debutimin e tyre sezonal në Kupën e Italisë si kampione në fuqi. Parma do të mbërrijë nesër mbrëma në San Siro për një ndeshje të vlefshme për raundin e 1/16.
Calhanoglu dhe Barella do të mungojnë, pasi u larguan të shtunën nga fusha e lojës me disa shqetësime fizike.
Brozovic gjithashtu është ende i padispunueshëm. Tashmë një njoftim ka ardhur duke shqetësuar paksa Inzaghin. Lukaku vuan një dëmtim të lehtë të tendinës, duke e bërë të pamundur futjen e tij ditën e nesërme në fushën e lojës ndaj Parmës./ h.ll/abcnews.al