Janari është muaji kur njerëzit divorcohen më shumë, zbuloni pse ndarjet ndodhin pikërisht tani

schedule15:16 - 7 Janar, 2023

schedule 15:16 - 7 Janar, 2023

Për shumëkënd tingëllon e pabesueshme dhe e çuditshme, por divorcet lidhen me muajt e vitit dhe statistikat tregojnë lidhjen mes tyre.

Ndoshta nuk e keni menduar, por sezoni i festave mund të ndikojë në mendimin tuaj, t’ju inkurajojë të rishikoni marrëdhëniet me bashkëshortin, por edhe t’i shtyni ato vendime për më vonë.

Në bazë të analizave, ekspertët kanë zbuluar se numri më i madh i divorceve ndodh gjatë muajit janar, ja pse është kështu.

Ata arritën në përfundimin se kjo është për shkak se njerëzit shmangin temat e dhimbshme dhe marrjen e vendimeve të mëdha gjatë pushimeve.

Të rrëmbyer nga euforia e festave, ata i lënë për më vonë të gjitha problemet në martesë dhe në familje dhe kur vjen janari, dalëngadalë del në sipërfaqe gjithçka që i ka dëshpëruar gjatë festave.

“Pushimet janë një periudhë kur emocionet ngrihen në një nivel më të lartë, ndaj nëse jeni të pakënaqur në martesë ose jeni të zemëruar me partnerin tuaj, kjo periudhë mund të jetë një pikë kthese”, thotë avokati i divorceve, Jaime Groza.

Nga ana tjetër, shumë njerëz në dhjetor magjepsen nga dekorimet, dritat, bien nën ndikimin e muzikës së mrekullueshme, magjike të festave, aq sa besojnë se gjithçka mund të kthehet dhe të shkojë për mirë. Fatkeqësisht, sapo kalojnë pushimet, kuptojnë se nuk mund të funksionojë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!