Nënkryetarja e Parlamentit Europian, Eva Kaili, e cila ndodhet në paraburgim në burgun e grave Haren në Bruksel, ka pasur rastin të takojë sot vajzën e saj dyvjeçare.
Kaili akuzohet për pjesëmarrje në skandalin e njohur Katargate, që po trondit Parlamentin Europian, raporton Protothema.gr.
Babai i saj, Alexandros Kailis, kaloi pragun e burgut duke shoqëruar mbesën e tij për takimin e parë me nënën e saj që nga dita e arrestimit dhe ndalimit të zonjës Kaili, në 5 dhjetor 2022.
Kaili kishte bërë një kërkesë nëpërmjet avokatëve të saj për t’u lejuar të takohej me vajzën e saj dyvjeçare, e cila u pranua nga autoritetet gjyqësore belge dhe pasditen e sotme ky takim u bë fakt.