Piktura mbi pallatin e vjetër të Tiranës, në garë për muralen më të mirë në Botë

schedule17:52 - 6 Janar, 2023

schedule 17:52 - 6 Janar, 2023

E dashura e artistit zvicerian mbi murin e Tiranës,  Fabian Bane nominon Shqipërinë  për  muralen më të mirë në botë.  Kuratori i “Mural Fest Tirana “ Piktori Helidon Haliti e cilëson sukses këtë nominim. Ai zbulon edhe detajet e festivalit i cili pritet të filloj ne muajin maj.

Selfia e të dashurës së artistit zvicerian Fabian Florian Bane,nominon një prej muraleve të Tiranës në prestigjozin  botëror “Street art Cities” për muralet më të mira në botë. Kuratori  “Mural Fest Tirana”,  Helidon Haliti thotë se gara vazhdon , për shpalljen e muralit më të mirë në botë, për vitin 2022.

Muralja me titull “Perceptimi 2” prej 170 metra, në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë, u realizua nga artisti zviceran Fabian Florin Bane, për 5 ditë.

Artisti ka zgjedhur si pjesë të krijimit të tij, tw dashuren që mban telefonin në duar, ndërsa gjysma e fytyrës së saj është e mbuluar nga lule shumëngjyrëshe, si  shpresw”

Tradita e “Mural fest’ vazhdon, kjo është nismë, e Agjencisë së Dekorit, dhe kuratori, Helidon Halitii cili thotë se muaji maj do të pres artistë të tjerë më famë ndërkombëtare  për pikturimin e fasdave të tjera.

Qëllimi kryesor i këtij festivali ,është zbukurimi i qytetit përmes këtij arti , ndaj ekipi është shumë i kujdeshëm në përzgjedhjen e koncepteve dhe ideve.

Street Art Cities ka përzgjedhur 100 muralet më të mira në qytetet botërore dhe ka hapur votimin për fituesin deri në fund të muajit janar. është një Pjesë e(Street Art Cities janë 1100 qytete nga 93 shtete me mbi 40 mijë vepra arti. Prej 5 vitesh  edhe Tiranë ka krijuar traditën e festivalit të muraleve duke afruar artiste të njohur  nga e gjithë bota, dhe deri më tani ka rreth 60 murale që janë të shpërndara në zona të ndryshme të kryeqytetit.