Demokracia e Re fiton bindshëm zgjedhjet në Greqi, duke u rikthyer në pushtet pas 4 vitesh. Partia konservatore e drejtuar nga Qiriakos Mitsotaqis, sipas të dhënave të Komisionit të Zgjedhjeve, mund të ketë siguruar 158 vende në parlamentin me 300 vende të Athinës, duke pasur kështu mundësi të krijonte vetëm qeverinë.
Syriza e Tsiprasit ka marrë 86 vende, ndërsa PASOK 22 vende. Në parlament pritet që të hyjnë dhe disa forca të tjera si komunistët apo Zgjidhja Greke e ish-ministrit Janis Varoufakis, ish-krahu i djathti i Aleksis Tsipras. Ndërsa neonazistët e Agimit të Artë nuk do të jenë me në parlament, pasi nuk kanë arritur të sigurojne asnjë vend.
Kryeministri grek Aleksis Cipras pranoi humbjen dhe i telefonoi mbrëmë kundërshtarit të tij politik Mitsotaqis, të cilit i ka uruar fitoren.
Gjatë ditës se sotme pritet dhe dorëzimi i pushtetit. Micotaqis do të bëjë betimin si kryeministër dhe do të mund të marrë pjesë në Këshillin Europian si kreu i ekzekutivit grek. Ndërsa përbërja e qeverisë do të bëhet publike mbrëmjen e sotme. Kurse nesër kabineti i ri qeveritar pritet të bëjë betimin.
Zgjedhjet e parakoheshme në Greqi u thirrën me kërkesë të kryeministrit Tsipras, pas humbjes së thellë që pësoi partia e tij Syriza në zgjedhjet lokale dhe ato europarlamentare të majit në Greqi. /ABC News Albania 24/7