Dy aktivistë mjedisorë kanë lyer me ngjyrë portokalli në një pjesë të derës kryesore të pallatit të kryeministrit francez, i njohur si Matignon, mëngjesin e sotëm në shenjë proteste ndaj asaj që ata thanë se ishte mosveprimi ndaj ndryshimeve klimatike.
Dy burrat u arrestuan menjëherë nga oficerët e policisë të pranishëm dhe sipas raportimeve të mediave franceze ata i përkasin grupit Dernière Rénovation i cili është modeluar sipas grupit britanik Just Stop Oil i cili së fundmi ka vënë në shënjestër vepra të njohura arti.
In #France, eco-activists sprayed orange paint on the facade of the Palais Matignon, and in #Germany they dressed up as workers and tried to damage the road surface with a jackhammer. pic.twitter.com/tYPrh2rwNr
— NEXTA (@nexta_tv) January 4, 2023
/abcnews.al