ISHP: Nuk ka qarkullim të varianteve të reja të Covid në Shqipëri

schedule15:46 - 4 Janar, 2023

schedule 15:46 - 4 Janar, 2023

Në Shqipëri aktualisht nuk ka dyshime për qarkullimin  e nënvarianteve të reja të Omicron. Konfirmimi vjen nga ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik të cilët thonë se situata është nën kontroll.

Pavarësisht se prej dy javësh të infektuarit me Covid kanë pësuar një rritje të lehtë, me 6% të  rasteve të testuara pozitive, specialistët nuk parashikojnë një valë të re pandemie pasi në vendin tonë po mbizotërojnë viruset e gripit.

“Parashikohet që të kemi rritje të lehtë në ditët në vijim, por jo në formë vale.” 

Niveli i lartë i imunizimit të popullatës përmes vaksinimit dhe kalimit të sëmundjes i bën ekspertët e shëndetësisë të besojnë se nuk ka vend për panik.

Në kushtet kur pandemia ende nuk ka mbaruar specialistët thonë se vaksinimi nuk duhet ndaluar. Ata rekomandojnë kryerjen e dozave përforcuese  veçanërisht për grupet e riskut./Abcnews.al/ 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!