Është e drejtë të thuash që meksikanët nuk patën momentet e tyra më të mira në Kupën e Botës, por disa kanë arritur të tërheqin vëmendjen e klubeve më të mira.
Raul Jimenez është një rast i tillë, ku sulmuesi i Wolverhampton është duke u monitoruar nga Barcelona.
Sipas gazetarit turk të futbollit Ekrem Konur, gjigantët spanjoll e kanë mbajtur nën vëzhgim meksikanin me qëllim që ta shtojnë atë në listën e tyre për në merkaton e dimrit.
Pasi kaloi sezonin 2018-19 në huazim te Wolves, Jimenez u nënshkrua përfundimisht në verën e vitit 2019 dhe kishte qenë pika qeëndrore e sulmit të klubit anglez deri sa pësoi një dëmtim të rëndë në kokë në nëntor 2020.
Që nga kthimi pas dëmtimit, ai ka shënuar 8 gola në 42 ndeshje, ku më parë kishte shënuar 30 gola në 76 ndeshje. Dëmtimet nuk ishin të lehta për sulmuesin meksikan. Jimenez ka thyer kafkët e tij pas një përplasje me kokë me brazilianin e Arsenalit në atë kohë, David Luiz. Ai kaloi pothuajse një vit jashtë fushës dhe më pas pësoi edhe probleme të legenit, të cilat u përkeqësuan në shtator./h.ll/abcnews.al