Trajneri i Barcelonës, Xavi ka komentuar të ardhmen e Memphis Depay. Në shtyp dalin rregullisht zëra për largimin e mundshëm të holandezit 28-vjeçar nga klubi në merkaton e dimrit.
“Nuk dua që askush të largohet. Jam i kënaqur me përbërjen e ekipit. Jam i lumtur me Depay. Ai punon me një qëndrim të mirë dhe kjo do të jetë e rëndësishme për ne. Ai është lojtari që mund të ndryshojë situatën në fushë. Ai do të ketë kohë për të luajtur”, tha Xavi gjatëkonferencës për shtyp.
Kontrata aktuale e Memphis Depay me Barcelonën është deri në fund të këtij sezoni. Holandezi ka një vit e gjysmë që luan për Barcelonën. /G.D abcnews.al/