U zunë për një makinë të parkuar, 32 vjeçari mori çiften në shtëpi dhe qëlloi ndaj shokut të tij në Durrës

schedule12:19 - 3 Janar, 2023

schedule 12:19 - 3 Janar, 2023

Detaje të tjera janë bërë me dije lidhur me ngjarjen e ndodhur në Skuth të Durrësit, ku 32 vjeçari Gëzim Hoda ka qëlluar me çifte 28 vjeçarin, Lulzim Përnezha, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Përplasja fizike mes tyre ka ndodhur para një lokali të fshatit Perlat ku ata jetojnë.

Burime për Abc bëjnë me dije se debati ka nisur për një makinë të parkuar. Fillimisht ata janë zënë me fjalë dhe më pas autori ka shkuar në shtëpinë aty pranë, ka marrë armën e gjahkur dhe ka qëlluar ndaj të riut. Siç raportoi gazetari, Leonidha Musaj, të rinjtë janë miq me njëri-tjetrin.

Ndërkohë, policia ka bërë me dije se autori është bënë në pranga pas një ore ndjekjeje. Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet për dokumetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!