Luka Modric ende nuk është gati të largohet nga Real Madrid.
Sipas Marca, mesfushori dëshiron të vazhdojë paraqitjet e tij në Real Madrid. Klubit i vjen mirë që lojtari ka një dëshirë të tillë.
Për momentin, Real Madrid nuk i ka ofruar Modric një kontratë të re, por palët nuk do ta kenë të vështirë të negociojnë për vazhdimin e bashkëpunimit.
Më herët u bë e ditur se Modric refuzoi ofertat nga Al-Nasr dhe Inter Miami.
Vihet re se klubi madrilen ende e konsideron Modric një lojtar kyç për të ardhmen e skuadrës.
37-vjeçari ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 2 asistime në 19 ndeshje për Real Madridin këtë sezon. Në Kupën e Botës 2022, ai luajti 7 ndeshje me kombëtaren kroate. /G.D abcnews.al/