Boris Johnson ka thënë se është i bindur se “gjërat do të përmirësohen” në vitin 2023 pas një viti “mjaft të trazuar” .
Në urimin e shkurtër të vitit të ri të postuar në rrjetet sociale, ish-kryeministri nuk përmendi largimin e tij nga Downing Street apo krizën e kostos së jetesës.
Here are my New Year predictions! Inflation will continue to turn down. China will recover from omicron. Putin will lose in Ukraine. And, all in all, 2023 will be a considerable improvement on 2022. Dare to dream. Happy New Year! pic.twitter.com/qjpR4ropGA
— Boris Johnson (@BorisJohnson) December 31, 2022
Në vend të kësaj ai dha një mesazh optimist mbi perspektivat për ekonominë dhe mundësitë e hapura nga Brexit pas përfundimit të pandemisë.
Johnson tha se ishte “më i bindur se kurrë” se presidenti rus Vladimir Putin do të mposhtet në Ukrainë , ndërkohë që kishte shenja se inflacioni në mbarë botën po binte.
Ai tha: “2022 është drejt perfundimit pas një viti mjaft të trazuar në të cilin humbëm Mbretëreshën tonë të dashur dhe pamë fillimin e luftës më të keqe në Evropë për 80 vjet,” tha ai.
“Dua t’ju them pse mezi pres vitin 2023 dhe pse kam besim se gjërat do të përmirësohen.“/Abcnews.al/