Policia italiane në bashkëpunim me policinë shqiptare, ka arrestuar tetë shqiptarë me origjinë nga Lezha për trafik droge dhe prostitucion, aktivitet të cilin e kryenin kryesisht në Milano.
Gjatë operacionit, që ka nisur që prej vitit 2017 janë sekuestruar një apartament, makina dhe llogari bankare të tetë shqiptarëve. Ata akuzohen se kanë trafikuar 20 kg kokainë në rajonin e Lombardisë.
Gjithashtu kjo bandë shfrytëzonte për prostitucion 7 vajza, shumica me origjinë rumune, të detyruara të prostituonin në brendësi të Milanos dhe në krahinën e Monzës. Vajzat detyroheshin që të garantonin 300-400 euro/nata perfitim, secila prej tyre.
Autoritetet italiane informojnë se, vazhdojnë hetimet për të zbuluar të gjithë rrjetin e kësaj bande./abcnews.al