Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Performanca e jashtëzakonshme nuk mjafton, Ten Hag zbulon arsyen se përse la në stol Rashfordin

schedule14:25 - 31 Dhjetor, 2022

schedule 14:25 - 31 Dhjetor, 2022

Marcus Rashford nuk është përfshirë në formacionin zyrtar të Manchester United për ndeshjen e sotme kundër Wolverhampton, për arsye disiplinore, ka treguar Erik ten Hag.

Ten Hag vendosi që Alejandro Garnacho të jetë titullar në vendin e Marcus Rashford në ndeshjen e sotme në stadiumin “Molineux”.

Rashford shkëlqeu në paraqitjen e tij në ndeshjen e kaluar në fitoren 3:0 të United kundër Nottingham, gjë që ka bërë që të ketë pyetje se pse nuk është ylli anglez titullar sot.

Vendimi për ta lënë Rashford në stol vjen pas një forme të mirë të sulmuesit anglez, i cili ka katër gola në pesë paraqitjet e tij të fundit.

Është hera e dytë në javët e fundit që Rashford e gjen veten në stol, pavarësisht formës së mirë./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!