Në ndeshjen kundër Leeds, Elring Haaland bëri histori në ligën angleze.
Erling Haaland theu rekordin e madh të Kevin Philips në ndeshjen ndaj Leeds. Futbollisti norvegjez arriti 20 gola në Premier League në vetëm 14 ndeshjem, ndërsa Philips ia kishte arritur në 21 ndeshje. Andy Cole kishte nevojë për 23 ndeshje, ndërsa Van Nisterlooy, Diego Costa dhe Tony Gemboa nga 26 ndeshje.
Haaland tani ka 26 gola në 20 ndeshje në të gjitha garat, por ai premton të mos ndalet me kaq.
“Shumë i lumtur që arrita këtë gjë. 20 gola në Premier League dhe poi pres me padurim edhe shumë të tjera”, ka shkruar sulmuesi norvegjez.
Në të njëjtën kohë ai ia kaloi babait të tij, Alfie Haaland i cili në karrierën e tij në Premier League shënoi 18 gola./ h.ll/abcnews.al