Ishte intubuar për shkak të Covid-19, ndërron jetë 2 vjeçarja në Greqi

schedule18:40 - 29 Dhjetor, 2022

schedule 18:40 - 29 Dhjetor, 2022

Një vajzë 2 vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në Greqi. Mediat vendase raportojnë se vogëlushja ishte intubuar dy ditë më parë në Spitalin e Korintit pas komplikimeve për shkak të virusit. Sipas dëshmisë së babait, fëmija kishte vetëm 1% mundësi për të jetuar.

E intubuar, vajza u transportua me ambulancën e EKAV-it në spitalin e fëmijëve në Athinë por pavarësisht përpjekjeve, vogëlushja ndërroi jetë. Koronavirusi krijoi inflamacion në mes të trurit të fëmijës, duke shkaktuar dëmtimin e të gjithë sistemit nervor. /abcnews.al