Probleme të shumta te Juventusi këtë vit, me tifozët e “Zonjës së Vjetër” që kanë humbur durimin.
“Viktima” e tyre e fundit është Juan Cuadrado, i cili shkoi në një vend me dëborë për pushime, i dëmtuar dhe i padisponueshëm për Massimiliano Allegri, madje duke publikuar edhe momentet në Instagram.
Postimi kishte disa komente jo shumë miqësore për lojtarin kolumbian. “A nuk ishe i dëmtuar?”, shkruante njëri. Ndërsa një tjetër shkruante: “Pjesa tjetër është në qendrën stërvitore, ju në mal! Te Juventus ke më shumë pushime se kudo tjetër”.
Juventusi po vuan këtë vit nga një mori problemesh si në nivel konkurrues ashtu edhe në atë administrativ dhe financiar dhe kjo ka një ndikim të drejtëpërdretë në marrëdhëniet mes lojtarëve dhe tifozëve që janë të tronditur./ h.ll/abcnews.al
View this post on Instagram