Zëvendëskryeministri i përgjigjet deklaratave të Turqisë: Greqia nuk është e frikësuar dhe as e terrorizuar

schedule10:48 - 29 Dhjetor, 2022

schedule 10:48 - 29 Dhjetor, 2022

Zëvendëskryeministri grek, Yannis Oikonomou i është përgjigjur deklaratave dhe kërcënimeve provokuese të ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavusoglu.

Deklarata e Yannis Oikonomou:

Qeveria greke qeveris me synimin ekskluziv të së drejtës ndërkombëtare dhe interesave kombëtare. Nuk përkufizohet fare ndryshe, e lëre më të drejtat tona sovrane. Taktika e kërcënimeve dhe e provokimeve, në të cilat futet Turqia, është absolutisht pa rrugëdalje, pasi Greqia nuk është as e frikësuar dhe as e terrorizuar. Do të ishte e dobishme që zyrtarët turq të reflektonin mbi ngërçin dhe të mos vazhdonin të njëjtën rrugë në vitin e ri./Abcnews.al/