A do të ketë përshkallëzim të situatës në veri të Kosovës? Analisti: Serbia ka frikë nga Perëndimi

schedule11:56 - 28 Dhjetor, 2022

schedule 11:56 - 28 Dhjetor, 2022

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në Abc Live, teksa po komentonte situatën e tensionuar në veri të Kosovës, tha se Serbia ka frikë nga Perëndimi. Siç u shpreh ai gjatë bisedës me gazetaren Sibora Bitri, edhe nëse do të donte të shkaktonte vatra të reja konflikti, nuk mund ta bëjë për këtë arsye.

“Serbia ka frikë. Unë jam i bindur që Serbia ka frikë nga veprimi perëndimor. Nëse s’do të kishte frikë me siguri do të kishte krijuar një vatër të re krize, në Kosovë, Mal të Zi apo Bosnje. Me dëshirë do të kishte qejf ta ndihmonte Rusinë por nga frika nuk po ndjek një skenar që është radikal.”, tha ai.

Ai gjithashtu kritikoi autoritetet kosovare duke thënë se me sjelljen e tyre po i ofrojnë pretekste Serbisë. Sipas tij, autoritetet vendase po vetdëmtohen me reagimin ndaj aleatëve. “Është e trishtuar se autoritetet kosovare po ekspozohen në veprimtari retorike si kritikat e hapura kundër KFOR-it.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!