Demokratët sërish në lëvizje, a është bashkuar me Alibeajn ish-kandidati i primareve?

schedule10:56 - 28 Dhjetor, 2022

schedule 10:56 - 28 Dhjetor, 2022

Një tjetër lëvizje ka ndodhur në radhët e demokratëve disa muaj para zgjedhjeve.

Ish-kandidati i primareve për bashkinë e Kamzës, Shemsi Prençi duket se ka kaluar krah Enkelejd Alibeajt, siç tregojnë fotot e fundit nga një takim.

Alibeaj ka qenë në Kamzë me kandidatin për këtë bashki, Bilbil Bajraktarin.

Takim i ngrohtë dhe miqësor me demokratët e Kamzës dhe Paskuqanit, me shpresën dhe besimin e ndryshimit të nevojshëm jo vetëm për Kamzën, por në gjithë vendin.

“Dhe këtë ndryshim mund ta sjellim vetëm ne. Zgjidhjen nuk mund ta presim nga jashtë, padyshim që prej tyre presim mbështetjen dhe modelet e duhura. Por jemi ne ata që duhet të bashkohemi e të gjejmë zgjidhjet. Zgjidhje që vijnë nga njerëz me reputacion, njerëz me vizion, pro perëndimorë, të ndershëm e mbi të gjitha me dinjitet e parime, pikërisht si kandidati me të cilin Partia Demokratike do të garojë për Kamzën, z.Bilbil Bajraktari”, shkruan Alibeaj në një portim në Facebook.

Kujtojmë që Prençi doli nga gara e primareve duke lajmëruar se nuk e njeh këtë proces zgjedhor. /abcnews.al