Partizani bamirësi për festat e fundvitit, Tedi Cara: Jemi favorit për titullin

schedule15:50 - 26 Dhjetor, 2022

schedule 15:50 - 26 Dhjetor, 2022

Tek Partizani kishin menduar të organizonin një ngjarje bamirësie me rastin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, e për këtë klubi dhe skuadra u ndanë dhurata fëmijëve jetimë të “Qendrës Komunitare Multidisiplinare”, nën varësi të Bashkisë së kryeqytetit.

Ishte një koincidencë e bukur, sepse lumturia e fëmijëve me dhurata dhe me daljen në fushë, u bashkua me kënaqësinë e vetë të kuqve që ndodhen në krye të renditjes së Superligës.

Njëri nga lojtarët më të dalluar, Tedi Cara, nuk habitet nga vendi i parë.

Cara mendon se fitorja në derbi ishte e merituar dhe do të ndihmojë për më pas. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!