Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Krishtlindje të përgjakura në Britani, vritet me armë një 26 vjeçare në një klub

schedule12:31 - 26 Dhjetor, 2022

schedule 12:31 - 26 Dhjetor, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mbrëmjen e Krishtlindjeve, në një klub në Angli ku si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur e vrarë një 26 vjeçare. Katër klientë të tjerë të lokalit, i cili ndodhet në qytetin Ëalsey, afër Liverpulit mbetën gjithashtu të  plagosur nga të shtënat.

Ende nuk dihet motivi i sulmit, ndërsa autori është larguar menjëherë  me një Mercedes ngjyrë të errët. Një nga të plagosurit, një 28-vjeçar, është në gjendje të rëndë dhe po lufton për jetën në spital, sipas Daily Mail.

Siç thekson botimi, autoritetet vendase nuk konsiderojnë se objektivi i sulmit ishte 26-vjeçarja e cila humbi jetën teksa po festonte në prag të Krishtlindjeve.



Vajza, e cila u plagos në kokë nga të shtënat me armë, u dërgua me urgjencë në spitalin e qytetit Arrow Park, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!