Zhvillimi i një qendre të presionit të lartë atmosferik e vendosur mbi detin Adriatik dhe Jon do të diktojë kushtet e motit në territorin shqiptar, duke sjellë në orët e para të ditës kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash në zonat malore. Sipas MeteoAlb, në orët në vijim vranësirat do të bëhen më të dukshme, por nuk do të sjellin reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 20°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Kosova
Vijojnë kushtet e qëndrueshme atmosferike të jenë dominuese për gjatë gjithë 24-orëshit në territorin e Kosovës, ku paraditja do të jetë me orë të shumta me diell. Por në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të bëhen lehtësisht më të dukshme në vend.
Maqedonia e Veriut
Deri në orët e mesditës parashikohet që pothuajse i gjithë territori i MV të jetë në dominimin e kthjellimeve, ku vranësirat e lehta do të shfaqen në zonat malore. Por pjesa e dytë e ditës do të i bëjë më të dukshme vranësirat në të gjithë MV.
Rajoni dhe Europa
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të jenë mbizotëruese në Europën Jugore dhe pjesën më të madhe të Qëndrës së kontinentit. Ndërsa Gadishulli Iberik dhe Britania e Madhe do të jenë në dominimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut. POR mbeten nën ndikimin e reshjeve të dëborës Skandinavia dhe Europa Lindore./Abcnews.al