Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rafael Leao “qetëson” tifozat: Jam 100% i fokusuar te Milani

schedule19:19 - 24 Dhjetor, 2022

schedule 19:19 - 24 Dhjetor, 2022

Me Chelsea e Real Madrid në ndjekje të “luzitanit”, prej kohësh e ardhmja e Rafa Leaos po shqetëson tifozët e Milanit, por sulmuesi portugez po dërgon sinjale qetësuese për rinovimin e komplikuar të kontratës së tij.

Në një intervistë të zhvilluar ditën e sotme, Leao tha se është 100% i fokusuar te Milani dhe se i pëlqen qyteti i Milanos.

“Eksperienca në një ligë të re? Po, në të ardhmen… por tani jam 100% i fokusuar te Milani. Jam në një top klub dhe jam nën kontratë, më pëlqen edhe qyteti i Milanos. Unë kam parë shumë ndeshje këtë vit, më pëlqen Arsenali, mendoj se ata luajnë shumë mire”,- u shpreh “ylli” luzitan. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!