Holanda do t’i japë Ukrainës deri në 2.5 miliardë euro ndihmë në vitin 2023, sipas një deklaratë të qeverisë holandeze. Ata thanë se paratë do të përdoren për ndihmë ushtarake, për të rikuperuar infrastrukturën kritike dhe për të ndihmuar hetimet mbi krimet e mundshme të luftës.
?: As long as Russia continues its war against Ukraine, NL will provide assistance to Ukraine. Military, humanitarian and diplomatic. We’re allocating €2.5 bn for this in 2023. Ukraine can rely on the Netherlands. We just confirmed this in our conversation with @ZelenskyyUa. pic.twitter.com/VdzMKCqkWR
— Mark Rutte (@MinPres) December 23, 2022
“Për sa kohë që Rusia vazhdon luftën e saj kundër Ukrainës, Holanda do t’i japë ndihmë Ukrainës, ushtarake, humanitare dhe diplomatike”, tha Kryeministri holandez tha në një postim në Twitter.
/abcnews.al

