Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Heroi i Meksikës drejt Serie A, Ochoa shumë pranë klubit italian

schedule12:43 - 21 Dhjetor, 2022

schedule 12:43 - 21 Dhjetor, 2022

Një lëvizje që nuk pritej, por në fakt është shumë pranë realizimit, portieri i kombëtares së Meksikës, Guillerme Ochoa do të largohet nga Club America.

Gazetari italian Gianluca Di Marzio ka zbuluar se Ochoa, kontrata e të cili me “Las Aguilas” do të përfundojë më 31 dhjetor, ka rënë dakord për një transferim te skuadra italiane e Serie A, Salernitana.

Sipas Di Marzio, Ochoa do të nënshkruajë një kontratë afatshkurtër me Salernitana deri në fund të qershorit të vitit 2023. Ochoa ka bërë gjithsej 418 paraqitje për Club America në dy periudha, e para prej të cilave erdhi midis 2004 dhe 2011. Në atë kohë, ai pati disa suksese të herme me klubin, duke fituar turneun Clausura në vitin 2005 dhe Copa de Campeones po atë vit, përara se të vazhdonte të ngrinte trofeun e Ligës së Kampionëve CONCACAF në vitin 2006.

Një periudhë 7-vjeçare në Evropë, ai luajti në Francë për Ajaccio, në Spanjë me Malaga dhe Granada dhe më pas në Belgjikë me Standard Liege./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!