Ky përbërës është sekreti për sherbetin perfekt të bakllavasë

schedule22:32 - 20 Dhjetor, 2022

schedule 22:32 - 20 Dhjetor, 2022

Kemi hyrë në atë periudhë të vitit ku krahas dritave shumëngjyrëshe që kanë veshur rrugët e vitrinat, të qeshurave të fëmijëve dhe haresë festive, shumë zonja i janë futur me kokë, ose planifikojnë ta bëjnë së shpejti, përgatitjes së bakllavasë.

Si çdo recetë edhe përgatitja e bakllavasë kërkon përkushtimin e duhur, ama të njëjtin kujdes duhet treguar edhe për sherbetin pasi është një nga elementët më të rëndësishëm që i jep shijen karakteristike.

Nëse sherbeti i bakllavasë bëhet shumë i hollë, atëherë petat do të zbuten më shumë seç duhet. Nga ana tjetër nëse sherbet del i trashë, bakllavaja humbet shkriftësinë e saj, dhe ngurtësohet.

E dini që kripa është sekreti kundër ngrirjes së sherbetit? Shërbeti kërkon sheqer, çfarë do atëherë kripa? Epo, ky produkt ka një aftësi që duhet patjetër tek ruajtja e bakllavasë për një kohë të gjatë.

Shumë shpesh na ka ndodhur që edhe pse kemi ndjekur me përpikëri këshillat e recetave, sherbet i bakllavasë ngrin. Kështu bakllavaja ngurtësohet dhe mezi mund ta ndash me thikë për ta shërbyer. Nëse doni që të shmangni këtë problem, mjafton të shtoni tek sherbet juaj 1/3 e lugës së çajit me kripë.

Kripa, parandalon sheqerin të ngrijë dhe kështu bakllavaja juan qëndron e butë dhe perfekte për më gjatë. /abcnews.al