Mentor Kikia: Protestat e opozitës s’do jenë të dhunshme

schedule20:40 - 3 Korrik, 2019

schedule 20:40 - 3 Korrik, 2019

Gazetari Mentor Kikia i ftuar në “Byro Politike” është shprehur se përplasja më 30 Qershor u shmang pasi Uashingtoni i kishte dhënë urdhër opozitës për të hequr dorë nga dhuna. Ai gjithashtu tha se protesta do të ketë, por ata nuk do jenë të dhunshme.

“Për të kundërshtuar pak konstatimin e zotit Ulqini për pjekurinë e shqiptarëve të cilët shmangën dhunën ditën e votimeve doja të theksoja se nuk ishte për meritë të shqiptarëve, por ishte një vendim apo urdhëresë për opozitën e ardhur nga Uashingtoni në të gjithë format. Ishte një vendim ultimativ që zgjedhjet të mbaheshin, që dhuna apo skenari i opozitës për t’i penguar zgjedhjet me dhunë të mos funksiononte. Ajo që duhet parë sot e tutje nuk është se çfarë shkoi mirë apo keq. Për atë që ndodhi në 30 Qershor nuk ka asnjë të fituar. Nuk ka askush moral për të festuar dhe nuk kemi shpëtuar nga kriza. 30 Qershori nuk ishte as fundi i qeverisë dhe as fundi i opozitës. Ishte thjesht një gropë që u kapërcye dhe do të mbete sërish gropë. Ne do vazhdojmë të ecim në rrugë me tallaze dhe ajo që mendoj dhe për këtë jam i sigurt nuk do të ketë më molotov. Ky skenar u përjashtuar përfundimisht, por do të vazhdojë të ketë protesta dhe ne do vazhdojmë të kemi një mur të madh përpara që është muri i krizës”, tha Kikia./abcnews.al