Ulja e çmimeve në disa supermakete dhe markete të vendit nuk është reale.
Nga një vëzhgim i bërë në qytetin e Vlorës ka rezultuar se disa produkte që janë reklamuar me ulje nuk reflektohen në faturë.
Ajo që është më shqetësuese lidhet me faktin se çmimet janë ndryshe me ato që gjejnë në raftet e marketeve dhe ndryshe me atë që gjejnë në kasa. Çmime që ndryshojnë nga 1, 5 dhe deri 10 lekë, duke ndikuar drejtpërdrejt në xhepat e qytetarëve.
Çmimi i makaronave në raft është 110 lekë, ndërsa qytetari e ka blerë me 5 lekë më tepër. Ai ka paguar 115 lekë.
Ky fakt pranohet edhe nga konsumatorët.
“E ke rastisur ta gjesh me çmim tjetër raft e tjetër na kasë? Klientja: Po më ka rastisur. Me me 20 – 30 leke. Thonin nuk i kam kemi ndryshuar. Në kasë ka qenë më shtrenjtë.”
“Po më ka rastitus. Këto makaronat i mora 65 lekë, te një supermarket te lungo mare, këtu janë me 90 lekë, 1 mijë lekë.”
“Bleva dy panetone qe nuk kishin cmim. Te kasa me thane 23 mije leke. I lashe. Bleva dy tjera.”
Edhe në supermarketet e Sarandës ndodh i njëjti fenomen. Siç shihet në foto, çmimi i salcës është 149 lekë. Por në kasë qytetari e pagoi me 159 lekë, 10 lekë më shumë.
Qytetaret përtej çmimeve të larta për shkak të inflacionit duhet të paguajnë me tepër edhe për shkak të abuzimit./Abcnews.al/