Tashmë është bërë e ditur se sa do të marrë skuadra franceze nga FIFA nëse fiton Kupën e Botës 2022.
Sipas L’Équipe, “gjelat” do të marrin 40.2 milionë euro, ndërsa Botërorin 2018, francezët u paguan 32.2 milionë euro pas fitores.
Rreth 30% e shumës do të shpërndahet mes lojtarëve dhe punonjësve. Çdo lojtar do të marrë rreth 400,000 euro në krahasim me 300,000 katër vjet më parë.
Ekziston gjithashtu një bonus për të drejtat e imazhit për lojtarët. Në vitin 2018 ishte 18 milionë 35 mijë euro për ndeshje për një lojtar. Çdo lojtar në fund mori 545,000 euro dhe një orë luksoze për fitoren. Në Kupën e Botës 2022, pagesa për të drejtat e imazhit ka të ngjarë të jetë më e ulët. /i.m /abcnews.al

