Nikolin Deliaj kur nuk mundi të gjejë punë si regjisor apo aktor, nisi të shesë gazeta.
“Kam bërë kurse regjisurë pranë ish krijimtarisë popullore në Tiranë. Pastaj kam ardhur në Lezhë jam aktivizuar me pallatin e Kulturës. Me hyrjen e demokracisë u zbeh, si çdo artist tjetër, ngela. Zgjodha këtë punë fillimisht se nuk gjeta tjetër të bëj. Fillova me dy tre gazeta, para 25 vjetëve bëhet fjalë, dillimisht eci mirë, kisha fitim. Po vitet e fundit ka rënë shitja e gazetave, se ka hyrë interneti. E dyta, çdo klub ka nga një a dy e tre, televizor që jep lajme vazhdimisht. Kam bindjen që mileti edhe me ato pak gazeta që na vijnë nga Tirana, sidomos pensionistët vazhdojnë t’i blejnë. Të rinjtë nuk duan tja dinë fare, se kanë internetin.”
Vitet e fundit veç gazetave ka nisur të shesë dhe libra.
“Librin e futa si domosdoshmëri, pasi shitet më shumë. Janë më të interesuar sepse librin nuk e zëvendëson interneti. Sado të ketë shkenca, libri ngelet libër. E mora se fitoj pak më shumë.”
Gazetat dhe parathëniet e librave i lexon sa i merr në dorë.
“Gazetat i fillimisht ju lexoj faqe e parë thjeshtë të krijoj iluzion se çfarë do t’ju them blerësve, gjatë shitjes. Jo për reklamë, por pak a shumë ta dinë dhe ata çdo lexojnë në brendësi. Edhe librat i lexo, se kështu ua shpjegoj atyre ç’kanë në brendësi.”
Përgjatë gjatë gjithë ditës hyn në bare, ambiente shërbimi apo institucione për të shitur gaze ta dhe libra.
Klientët i nuk blejnë vetëm gazetën, por e bëjnë dhe pjesë të tavolinave. Nikolin i kthehet profesionit të parë dhe i argëton.
“Ngaqë jam marrë me skenën si aktor humori kur ju afroj gazetën më kërkojnë dhe ndonjë barcaletë, diçka që ti bëj me qesh. Dhe unë zgjedh më të mirën. Sa hyj tek dera e lokalit ju dëgjoj përshpërimën: Erdhi
Nikolini inshalla po na bën me qesh. Mirë që po i blemë gazetaren, por na bën edhe ndonjë humor të vogël.” Prej disa kohësh me ndihmën e një regjisori bën video humoristike dhe i publikon në rrjetet sociale.
“Me regjisor Olsin kam bërë disa video humoristike janë pëlqyer nga qytetarët e Lezhës. Besoj do bëjmë prapë. Kam kërkesa për këtë lloj stili dhe qytetarët më përgëzojnë. Jo për të mu rritur mendja po më motivojnë që tju jap sado pak humor, ti shkëpusu nga telashet e jetës.”
60 vjeçarin lezhian e njeh i madh dhe i vogël.
“Në të gjitha vendet, që ka qyteti i Lezhë, i kam shëtitur dhe në Shëngjin. S’ka lokal mos futen, s’ka njeri që s’më njeh dhe nëpër lokal, institucone, inistitucione. Rojet s’më thonë gjë, erdhi Nikolini lerëni të hyjë brenda. Mbaj mend ishte duke u bërë një mbledhje në Pallatin e Kulturës, kujtoj që ishte një kryetar bashkie, se mbaj mend. Kur hyra mora vesh që ka mbledhje, nisa të dilja. Kryetari i bashkisë më tha eja hyrë. I thashë jam në punë zoti kryetar, më tha eja se dhe ne në punë jemi. I thashë po vij, por kur vij tek ty e të kërkoj më thotë roja është kryetari në punë e smë le të hyjë. I thashë nuk kam kohë unë tani siç nuk ke ti kur të vij në zyrë.”
Për të nuk ka ditë pushimi.
Për shumë njerëz mund të duket e pamundur, por Nikolini ecën deri 100 km në ditë.
“Puna duhet bërë, se ra shi, se ra borë, se fryn erë, duhet bërë se leku duhet të çohet në shtëpi. Ma do mendja që 100 km në ditë i bëj nga fundi në krye të Lezhës, tani jam mësuar dhe nuk e ndjej.”
Nëse do vizitoni Lezhën në një moment apo në një tjetër mund të takoni Nikolinin. Nëse nuk do ti blini gazetë a libër, ai mund t’ju tregojë ndonjë baracaletë apo do tju reklamojë videot humoristike./Abcnews.al./