Për herë të parë në historinë e tij universiteti më i vjetër në Amerikë, Harvardi do të ketë një afro-amerikane si presidente. Bëhet fjalë për Claudine Gay, vajzën e emigrantëve nga Haiti.
Gay ishte më parë dekane e Fakultetit të Arteve dhe Shkencave. Ajo do të zëvendësojë Lawrence Bacow i cili njoftoi dorëheqjen e tij në qershor.
Harvardi ka pasur një presidente femër në Drew Faust , por kurrë nuk ka pasur një afro-amerikan të marrë rolin më të rëndësishëm në universitet. Emërimi vjen ndërsa universiteti i SHBA-së po përgatitet për një vendim të rëndësishëm të Gjykatës së Lartë.
Po flasim për politikën e kuotave, sipas së cilës minoritetet e pafavorizuara dhe të diskriminuara marrin një konsideratë të veçantë në hyrjen në shkolla, një temë në të cilën Gay është eksperte.
Për dekanin e studimeve afro-amerikane në Amerikë, Henry Louis Gates Jr, zgjedhja e vajzës së emigrantëve nga Haiti në Nju Jork është historike: “Është një fitore për diversitetin dhe përsosmërinë”.
/abcnews.al