Aktivistja Afërdita Sylaj Shehu, e ftuar në emisionin “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku, ka folur mbi situatën në veri të Kosovës.
Shehu tha se aktualisht situata duket e qetë por që ndihet tensioni, pasi barrikadat vijojnë të jenë në rrugë.
E pyetur nga gazetarja Karadaku se si ndihen shqiptarët që jetojnë në veri të Kosovës pas kërkesës së palës serbe për të futur 1 mijë ushtarë në kufi, Shehu tha se shpresojnë që n jë gjë të tilë mos e lejojë KFOR, pasi plagët janë ende të freskëta.
Pjesë nga biseda:
Karadaku: Si është situata tani?
Shehu: Faleminderit që po raportoni për Mitrovicën. Mitrovica sot ëhstë sicc e keni lënë, qetë, barrikadat janë në vend akoma, njerëzit po protestojnë, tensioni ndihet në ajër, tani për tani nuk ka ndonjë zhvillim, që vlen të theksohet. Situata është sicc e keni raportuar edhe më përpara.
Karadaku: Afërdita ne e diskutuam edhe atje, sot kemi patur dorëzimin zyrtat të kërkesës serbe që të futen në Kosovë duke cituar rezolutën 1244, a ka njeri që mund ta imgjinojë që të shohë sërish ushtarë serbë në Kosovë?
Shehu: Ne nuk mund ta imagjinojmë, shpresojmë shumë që kjo nukd o të ndodhë. Sigurisht që kjo ëhstë politike, KFOR sigurisht që do japë një përgjigje të tillë që ata do e shqyrtopjnë, por nuk besoj që kjo nuk do të ndodhë. Ne këtu në Mitrovicë e ndiejmë shumë këtë gjë, shpresojmë që mos ndodhë. Ne i kemi ende të freskëta kujtimet e 98-99-s. Situata ëhstë mjaft e ternsionuar dhe këto trupa nuk na duhen aspak.
/Abcnews.al/