Skuadra e Partizanit fitoi minimalisht 1-0 në miqësoren ndaj skuadrës polakë të Krakovia. Goli u shënua në minutën e 74 nga Lukas Kardozo.
Partizani e mbyll me fitore fazën përgatitore në Slloveni. Të kuqtë fituan ndeshjen e parë pas dy miqësoreve të humbura. Partizani regjistroi fitore minimale 1-0 ndaj skuadrës polake të Krakovias, ku vendosi goli i shënuar nga Lukas Kardoso në pjesën e dytë.
Partizani e nisi ndeshjen me formacionin 433. Në portë Hoxha. Në qendrën e mbrojtjes Bitri dhe Belica ndërkohë që nga krahët u vendosen Ibrahimi dhe Hakaj. Në mesin e fushës u rreshtua treshja Telushi Hila dhe Kote ndërkohe që Asani Melo dhe Çinari plotësuan repartin ofensivë.
Takimi u zhvillua në orën 10:30 në kushte aspak të përshtatshme për të zhvilluar një ndeshje normale. Në vendin e Lorenc Trashit u vendos Hakaj ndërkohë që trajneri Lerda i inkuadroi në pjesën e dytë futbollistet si Menah, Malaj dhe Kardoso që vendosi fatet e takimit në minutën e 74. Disa minuta aktivizim edhe për Brojan dhe Kodrën. Partizani do të vazhdojë përgatitjet në Shqipëri për duelin ndaj Karabag në turin e parë të Champions League./ABC News Albania 24/7