Trajneri i kombëtares franceze, Didier Deschamps, kishte arsye të ishte i gëzuar, pasi arriti në finale të Kupës së Botës për të dytën herë radhazi.
Pas ndeshjes me Marokun, në konferencën për shtyp u fol për Karim Benzema, futbollisti më i mirë i planetit, i cili nuk ndodhej në Katar për shkak të një dëmtimi, por Deschamps nuk e hoqi nga lista, kështu që ka zëra se ai mund të vijë në ndeshjen finale.
Nuk mund të bëhej pa pyetur për Karimin, gjë që mesa duket nuk i ka pëlqyer Deschamps-it, i cili ka reaguar ashpër kur mori pyetjen e gazetarit.
“Nuk do t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Pyetja tjetër, u përgjigj ai me shpejtësi. /G.D abcnews.al/