Azzedine Ounahi është duke kaluar formën më të mirë të jetës së tij e me Marokun janë duke bërë një kontinent të tërë, të ëndërrojë për Kupën e Botës.
Me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme, mesfushori i Angers ka përfunduar në “shënjestrën” e klubeve të Premier League, nga ku kanë ardhur dhe ofertat e para.
Sipas mediave të huaja, Leicester tashmë ka bërë një ofertë zyrtare prej 45 milionë eurosh, për të patur menjëherë shërbimet e mesfushorit, 22-vjeçar. /i.m /abcnews.al