Kastro Zizo është një nga këngëtarët më të dashur për publikun i cili më këngët ë tij gjithmonë ka ditur si të përcjellë mesazhe të shumta. I ftuar në “Abc-në e Mëngjesit” ai tregoi më shumë rreth planeve të tij në të ardhmen, çmimin e fituar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe eksperiencën e tij në spektaklin e kërcimit “Dance Albania”
Për 12 netë rrjesht, Kastro Zizo u eleminua nga ky spektakël e ndërsa i pyetur nga moderator Alban Musa se si iu duk nata e djeshme e parë nga ekrani i televizorit, ai u shpreh se i ngjau me shown-n “Big Brother”
“Si eksperiencë ishte mjaft e bukur, sepse unë e kisha për së dyti herë. Kam mësuar nga shumë vite eksperiencë që gjërat i shoh si punë dhe mua mu duk si punë. Mendoj se ishte e drejtë për aq sa zgjati. Më pëlqen që aty ka një solidaritet mes grave, që konkurrentet e fundit janë gra, me në krye Verën si producente. Mbrëmë ishte pak e cuditshme sepse e pashë pak dhe mu duk si një pjesë e Big Brother-it”./abcnews.al