Media belge “Le Soir” ka publikuar foton e parave që policia ka gjetur në shtëpinë e eurodeputetes greke Eva Kaili dhe dhe ish-deputetit italian Antonio Panzeri, nga çështja “QatarGate”.
Sipas medias, shuma e sekuestruar nga autoritetet belge i kalon 1.5 milionë euro.
More than one and a half million euros in cash seized from Kaili and Panzeri#CorruptionEurope https://t.co/Z0BMa6qdxx pic.twitter.com/nttWftjwGI
— Le Soir (@lesoir) December 13, 2022
Le Soir bën me dije se bëhet fjalë për 600 mijë eurot e gjetura në shtëpinë e ish-deputetit italiane, por edhe për paratë e gjetura në posedim të babait të Eva Kailit dhe në shtëpinë e partnerit të saj, Francesco Giorgi. /abcnews.al