Atentati ndaj Dash Gjokës, merr fund arratia për 37-vjeçarin, kapet nga policia spanjolle

schedule10:02 - 13 Dhjetor, 2022

schedule 10:02 - 13 Dhjetor, 2022

Policia spanjolle ka arrestuar Enkel Kertallin, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë të  biznesmenit, Dashamir Gjoka, në Shijak, në gusht të vitit 2017.

Kërtalli shtë arrestuar nga autoritetet policore në Spanjë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e

Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin e datës 22.09.2017, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Lexo edhe: Atentat Dash Gjokës, OFL i çon formularin vëllezërve nga Shijaku

Njoftimi i Policisë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, ekstradohet nga Spanja drejt Shqipërisë, 37-vjeçari.

Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët spanjollë, u ekstradua nga Spanja drejt Shqipërisë, shtetasi E. K., 37 vjeç.

Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Spanjë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin e datës 22.09.2017, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Shtetasi E. K., në gusht 2017, në Shijak, Durrës, në bashkëpunim me shtetasin M. B., ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi D. Gj.

Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

/abcnwews.al/